Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", me ndihmën e Njësisë së Helikopterëve të Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.
Një 53 vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht I mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë. Aktualisht zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së.
Një tjetër mision shpëtimi u krye po sot në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/dy-misione-shpetimi-me-helikopter