Report TV - Tiranë, kryenin vjedhje me kapuçë, doreza dhe armë, 2 në pranga 3 në kërkim

2018-05-09 9

Policia e Tiranës ka goditur një bandë hajdutësh, si dhe ka zbardhur e dokumentuar një sërë vjedhjesh. Policia ka finalizuar operacionin policor "STUHIA", duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Gjithashtu, gjatë aksionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që këta shtetas vidhnin.
Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:
? Ardit Elezi, 21 vjeç, banues në Kamëz,
? Adrian Prela, 19 vjeç, banues në Kamëz.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorëve të tjerë shtetasve :
? M. Gj. ,34 vjeç, banues në Valis Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale ?Drejtim mjeti pa dëshmi?.
? L. E.,28 vjeç, banues në Kamëz,
? D. T., 22 vjeç, banues në Valias-Kamëz,

Free Traffic Exchange