Shtohet rreziku nga përmbytjet edhe në zonat e Fierit, pasi lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit, në drejtim të Vlorës dhe rrezikon banesat aty pranë. Autoritetet vendore kanë ngritur alarmin dhe kanë kërkuar bashkëpunimin e banorëve për të lënë shtëpitë në rast se rrjedhja e ujit u afrohet zonave të banuara.
Siç duket edhe nga videot e fotot e mbërritura në redaksinë e Report Tv dhe Shqiptarja.com nga qytetarët, duket qartë tejfyrja e Vjosës dhe kapërcimi i saj mbi shtrat duke dalë në tokat bujqësore.
Ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Në orën 09:30 u mblodh Shtabi i Emergjencës në Prefekturë ku u kërkua angazhim maksimal për të evakuuar banorët në çdo rast rreziku. Ndërkohë Gjanica dhe lumi Seman janë në kuotat normale dhe nuk paraqesin probleme. Po ashtu, gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në disa fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.