Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjithçka është pushtuar nga uji në Urën e Gjoles në Fushë Krujë.
Janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë ku niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra.
Ka nisur evakuimi i banorëve, dhe një grup xhirimi i Ora Neës, i përbërë nga gazetarja Nertila Dosti dhe kameramani kanë ndjekur tre operacione evakuimi. Në njërin prej tyre është shpëtuar dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç.
"Situata është dramatike" .
Gëzim Cani një nga banorët e zonës informon: Dëmet janë të gjithanshme. Humbëm gjithçka që ngritëm prej vitesh. Është shkatërruar çdo gjë. A e kemi nga Zoti apo nga njerëzit nuk e di. Nuk e di nëse janë hapur portat. Më përpara ka rënë shi edhe një javë rresht dhe nuk ka ndodhur kjo përmbytje. Nuk kemi parë një përmbytje të tillë prej vitesh. Natën e mbrëmshme do ia tregoj veç vorrit. Kemi qëndruar së bashku me fëmijët mbi 7 orë në tarracën e shtëpisë ndërsa binte shi.
Bashkëshortja e tij është shtruar në spital
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/permbytjet-ne-fushe-kruje-banori-humbem-gjithcka-e-kemi-nga-zoti-apo-nga-njeriu