Përmbytja në Autostradën Tiranë - Durrës, dallga e ujit i rrezikon gruan, burri: me fat që shpëtoi

2018-05-09 0

Nga takimet që pati sot me qytetarët e përmbytur pranë Vorës në aksin Tiranë-Durrës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u takua edhe me një qytetar i cili kishte ngecur në autostradë, pasi përmbytja i kishte dëmtuar automjetin.
?Çfarë problemi keni? ? iu drejtua Xhafaj.

?Të paktën të na sjellin ndonjë karroatrec që të na çojnë deri në Durrës? ? i tha qytetari ministrit.

?Po punojnë karroatrecët? ? e pyeti Xhafa.

?Duke punuar janë, në lëvizje kanë qenë ? ia priti banori, i cili vijoi ? Unë them që jam me fat që më shpëtoi nusja, se ma mori dallga nusen. Erdhi krejt e papritur dhe e mori?.

Ministri ngeli për një çast i shtangur nga rrëfimi, përpara se të vijonte inspektimet e tij, ku hyri edhe në shtëpinë e një tjetër, banori, të cilit i kishte hyrë uji brenda. Pasi pa situatën Xhafaj urdhëroi shefin e policisë që të merrej personalish me të.

?Po këto goma çfarë janë, i hidhni gomat në lum ju? ? i pyeti Xhafda disa banorë.

?Jo aty i ka sjellë lumi vetë? ? i thanë banorët ministrit dhe iu ankuan se lumi është kthyer në një kanal, nga shumë më i gjerë që ka qenë më parë.

s.k/Shqiptarja.com