Report TV - Vlorë,Dritan Leli: Situata shumë problematike,të gjithë në terren

2018-05-09 0

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur nga Vlora për situatën që paraqitet në qytetin bregdetar nga reshjet e dendura të shiut. Leli ka pranuar për Report Tv se situata është tepër problematike në këtë qytet, dhe se ai së bashku me punonjësit dhe forcat e ushtrisë janë pranë familjeve në nevojë.

Kryebashkiaku iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që t'iu lënë hapësira për ata që kanë më shumë nevojë. Leli shtoi se janë marrë masa dhe se situata nuk është engjashme me atë të viteve më parë, por sërish disa zona janë të rrezikuara.
Gjatë natës janë marrë masa për evakuimin e banorëve që rrezikojnë nga përmbytjet. Janë njoftuar nga të gjitha familjet ku ka probleme, tani do shkojmë të ndihmojmë një familje për të zhvendosur gjënë e gjallë në një vend të sigurt. Qytetarët duhet të kufizojnë sa më shumë lëvizjen për të lënë hapësira për ata që kanë më shumë nevojë. Në Vlorë situata është problematike, reshjet vazhdojnë më të fuqishme.

Free Traffic Exchange