Report TV - Përmbytjet, Xhaçka apel banorëve: Bashkëpunoni për t'u evakuuar

2018-05-09 0

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të prekur nga përmbytjet që të bashkëpunojnë me autoritetet për t'u evakuuar.

Xhaçka tha se situata është drejt përkeqësimit dhe për këtë nevojitet angazhim maksimal si nga autoritetet ashtu edhe nga vetë banorët. Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, nderkohe qe pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

?Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës?- tha ministrja, duke shtuar: ?Ju lutem bashkepunoni per te garantuar sigurine e jetes per secilin prej jush?.