Situata paraqitet kritike edhe në Gjirokastër ku mësohet se janë përmbytur varrezat e këtij qyteti si dhe spitali.
Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për largimin e ujit në spitalin e Gjirokastrës. Reshjet që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natës kanë përmbytur pothuajse të gjithë qytetin. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket kati i parë i spitalit ku është futur uji. Ndërkohë, të gjitha rrugët e qytetit ndodhen nën pushtetin e ujit, ndërsa disa prej tyre janë të pakalueshme p[ër shkak të nivelit të lartë.
Gjithashtu, autoritetet thonë se kalohet me vështirësi aksi drejt Tepelenës për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Viroit. Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat deri në normalizimin e situatës.