Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Qarkun e Lezhës. Ura e Drojes, pranë Mamurrasit në Kurbin, është shembur gjatë natës nga prurjet e shumta të Lumit. Kjo ka sjellë bllokim të aksit të vjeter rrugor Laç-Mamurras.
Sipas të dhënave, prurjet në lumit e Drojes janë të shumta dhe nëse reshjet vijojnë me intensitet të lartë mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktoj përmbytje. Gjithashtu nga reshjet e shiut janë përmbytur mbi 100 hektarë tokë bujqësore në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërkohe lëvizja në superstraden Laç-Fushë Krujë është bllokuar, pasi rruga është përmbytur pranë fshatit Derven.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile hidroveret po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa prurjet e lumenjve Drin dhe Mat janë në parametra normal. Situata po monitoret në vazhdimesi nga përfaqësuesit e emergjencave civile në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë.