Shqipëria është shndërruar në një ?Venecia? të vogël, ku një situatë kaotike ka përfshirë gjithë vendin, për shkak të përmbytjeve. Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar pa ndërprerje në çdo qytet prej ditës së djeshme, duke krijuar një situatë tepër problematike.
Shqiptarja.com ka siguruar një video nga fshati Derven i Fushë-Krujës, ku shihet mënyra si evakuohen dy të moshuar dhe një vajzë. Ata janë shpëtuar me gomone, pasi siç shihet qartë dhe në video, vendi është i gjithi nën pushtetin e ujit.