Report TV - Çollaku: Nuk ka pasur masa parandaluese për përmbytjet

2018-05-09 0

Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku në një prononcim për Report Tv për situatën e përmbytjeve në autostradë deklaroi se shkak kryesor i gjendjes janë palmat, projekt të cilin e cilësoi si idiot.
Prononcimi i Kreshnik Çollakut
Kjo është një situatë që në Tiranë dhe në Shqipëri nuk është surprizë, por po përsëritet në disa vite. Duhet të analizohen fenomenet për t?i parandaluar. Nuk kam parë asnjë situatë parandaluese apo përpjekje gjatë periudhave normale në bashki, shpresoj që ta kenë bërë, por ne nuk e kemi parë. Përveç rrugëve të Tiranës që po përmbyten, por situata më e rëndë është në autostradë.