PERMBYTET AUTOSTRADA TIRANE-DURRES

2018-05-09 1

Autostrada Tiranë-Durrës përmbytet sërish.

Prej orës 18:00 të së enjtes me qindra automjete u detyruan te kalojnë në rrugën dytësore ose nga rruga e Ndroqit, pasi autostrada Tiranë-Durrës pranë kthesës së Rinasit i ngjante një liqeni.

Niveli i ujit në autostradë arriti e kaloi 1 metër.

Përveç policisë rrugore në terren u angazhuan motor-pompa të komandës mbështetëse për të larguar ujin pranë zonës së Kasharit.

Reshjet e shiut përmbytën edhe nënstacionin e Kasharit duke lenë pa energji elektrike Laprakën, Kamzën dhe Kombinatin. Ndërsa forca të ushtrisë u angazhuan edhe pranë një qendre tregtare në hyrje të Autostradës, pasi punonjësit e saj kishin mbetur brenda.

Forcat e ushtrisë po përdorin gomone për transportimin e punonjësve.

Probleme janë evidentuar edhe në Valias. Një zjarrfikëse e stacionit nr.3 në Tiranë e cila po shkonte të shpëtonte disa banorë të zonës, mbeti e bllokuar.

Komiteti i Emergjencave raportoi për 10 banesa te përmbytura më Kamëz dhe rrëshqitje në rrugën e Ndroqit. Për shkak të situatës në kryeministri mblodhi Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave. Sipas njoftimit zyrtarë të gjitha institucionet janë urdhëruar të qëndrojnë në gatishmëri për përballimin e situatës.

/Tv Klan

Free Traffic Exchange