Ministri Gjiknuri deklaroi sonte në Report Tv se situata vijon që të paraqitet e rëndë në Kashar dhe në Golem nga përmbytjet.
?Në përgjithësi situata është në kontroll, ka disa ndërprerje të energjisë për arsye sigurie. Më keq situata është Kashar dhe Golem, pasi janë zonat të përmbytura.
Të pjesa e City Park rruga është e përmbytur po rrezikohen edhe disa biznese. Personeli është në gatishmëri dhe është duke ndjekur situatën.
Punonjësit e lënduar në Shkodër janë në spital, por mund të dërgohen edhe jashtë shtetit. Përsa i përket HEC-eve, Komani po punon me kapacitet të plotë, ndërsa Fierza nuk ka asnjë rrezik, pasi është në nivel të ulët, pasi edhe një javë si të bjerë vështirë të mbushet? deklaroi ai në Report Tv.