Intervista/ Prefektja: Cilat janë zonat problematike në Tiranë nga përmbytjet

2018-05-09 1

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën me përmbytjet në zonat e Tiranës.

?Situata ka evoluar pas orës 18:30 me shtimin e reshjeve të shiut. Me gjithë masat që u morën paradite, ishte situata më e qetë dhe tani është bërë më serioze, ka përmbytje, por janë lajmëruar të gjithë, nga forcat e ushtrisë tek komanda mbështetëse, sepse ka nevojë për makina të larta, edhe për evakuimin e popullsinë, sepse ka nevojë.

10 veta deri më tani janë evakuuar. Janë njoftuar makina të larta të Forcave të Armatosura, që të vijnë të ndryshojnë situatën, sepse makinat më të ulëta nuk mund të hyjnë dot.

Kishte zonë të vështirë tek mbikalimi i Kasharit, tek zona e Benzit, sepse nuk tërheqin dot kanalet. Me ndërhyrjen e fadromave, dhe zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës, u shpërthyen bordurat anash dhe para gjysmë orë situata u normalizua.

Në zona të tjera kemi në ?City Park?, përsëri atje situata është bërë emergjente, kemi lajmëruar përsëri Forcat e Armatosura që të sjellin makina të mëdha për të shpëtuar njerëzit.

Siç është situata këtu në Valias, do të shkojmë të shikojmë edhe në Laknas, sepse është e njëjta situatë. Ka problematika.

Apeli për qytetarët është që të marrin masa edhe ata për veten e tyre, të sigurohen derisa të mbërrijnë forcat e armatosura dhe t?u binden menjëherë lidhur me ato çfarë duhet të bëjnë.

Për çdo rast situate emergjente, qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 dhe 128. Ne do jemi gjatë gjithë kohës në terren bashkë me ta. Them që situata është nën kontroll?, tha Jahollari.

Klan Plus