3 orë të bllokuar në autostradë: qytetarët: Po vdesim! Ndihmë!

2018-05-09 0

TIRANE-Prej orës 18:00 të pasdites së sotme shumë qytetarë vijojnë që të jenë të bllokuar në autostradën Tiranës- Durrës. Të irrituar, ata apelojnë në Report Tv për ndihmë nga shteti për t?u evakuuar nga autostrada, ku qëndrojnë të bllokuar për disa orë. ?Ne jemi duke vdekur sonte. Policia na lenë të vdesim këtu, turp të ketë shteti dhe të gjithë. Kemi hipur në një maune. Turp t?i vijë shtetit, tre orë që jemi këtu.

Vetëm një makinë e gardës mund të lëvizë në ujë dhe të marrë njerëzit. Brenda në makinë mund të kenë fëmijë. Jeta e njerëzve për këtë shtet, faleminderit prej jush? shprehen banorët në Report Tv. Uji ka arritur mbi një metër në autostradë, ndërsa qytetarët kanë hipur mbi makina ose brenda makinave të tonazhit të lartë, pasi ndodhen në situatë shumë të vështirë.

Free Traffic Exchange