Të ndodhur në vështirësi si pasojë e motit të keq, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur mediat për të denoncuar problemet e tyre, ose për të kërkuar ndihmë.
Kështu, një grua ka bërë me dije se bashkë me disa persona të tjerë, rreth 10 në total, kanë mbetur të bllokuar në qendrën tregtare ?City Park?.
Godina në fjalë ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, e cila është mbuluar nga uji si pasojë e shirave të dendura.
Për momentin rezulton e pamundur që një mjet të hyjë brenda dhe t?i marrë ata, pasi niveli i ujit është mbi 1 metër e gjysmë dhe holli i qendrës është i përmbytur.