Report TV -Report TV tërhiqet nga shkarkimi i kreut të KQZ

2018-05-09 1

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e opozitës mbrëmjen e sotme në Kuvend për heqjen nga kalendari 3-javor të kërkesës për shkarkimin e Zgurit dhe nisjen e dialogut me opozitën.
?Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar? deklaroi Rama.

Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ. ?Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Ligji thotë që të shkarkohet kryetari i KQZ duhet të vijë propozimi nga 5 anëtarë të KQZ-së. Keni sjellë ju një propozim nga 5 anëtarë të KQZ-së?! Nuk e keni sjellë.

E dini pse?! Sepse motivi me të cilin doni të shkarkoni Klement Zgurin është i rremë. Sepse qendrimi që ka mbajtur Zguri për rastin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës është qendrimi që ka mbajtur Denar Biba për rastin e kryetarit të Mallakastrës dhe se e gjitha kjo është një përpjekje e mjerë për t?iu imponuar debatit publik me falsitete? deklaroi Basha.

Free Traffic Exchange