13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfikëses në Kamëz.
Sipas të dhënave paraprake mësohet 10 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, sëbashku me 3 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t'i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.
Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal.
Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila po ndjek nga afër situatën./tvklan.al