Ora News – Përmbytjet, Basha: Qeveria të garantojë kujdes shëndetësor, Rama: I kemi marrë masat

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata e rënduar e motit në disa pjesë të vendit, ka bërë që kreu demokrat Lulzim Basha t?i bëjë thirrje Kryeminsitrit nga salla e parlamentit për të marrë masa për t?i garantuar qytetarëve kujdes shëndetësor.

Basha kërkoi që pushteti qëndror të bashkëpunojë me pushtetin lokalë pasi të zgjedhur të bashkisë demokratike por dhe të tjerë janë ankuar për mungesë kontaktesh.

Basha: Merrni masa urgjent sa i përket jetës së njerëzve. Informacioni që më vjen mua nga Shkodra është që në zona të tëra në Anë të Malit, në Gur të Zi mungon totalisht shërbimi shëndetësor. Të mobilizohen urgjentisht të gjtha resurset shtetërore për ti ardhur në ndihmë këtyre njerëzve dhe të koordinoheni me pushtetin vendor. Jo vetëm të zgjedhur të PD, por të zgjedhur të partive të tjera politike në terren po ankohen për pamundësinë e kontaktit dhe koordinimit me pushtetin qëndror.

Nga ana tjetër kryeminsitri Rama theksoi se kjo situatë është parashikuar më parë nga qeveria e cila ka marrë çdo masë dhe ndryshe nga sa Basha tha, Rama u shpreh se qeveria po bashkëpunon me cdo të zgjedhur të pushtetit vendor

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-basha-qeveria-te-garantoje-kujdes-shendetesor-rama-i-kemi-marre-masat