Ora News – Aksidentoi eskortën e Ramës, 29 vjeçari mbetet në burg: Ndjesë Gardës dhe familjes!

2018-05-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata la në burg për një afat 30 ditor deri në zbardhjen e ngjarjes, 29 vjeçarin Spiro Naçi, që akuzohet për shkaktimin e aksidentit ku u përfshi eksorta e kryeministrit Edi Rama, në hyrje të Korçës ku mbetën të plagosur 3 gardistë.

Drejtuesi i mjetit që akuzohet se ka shkaktuar aksidentin deklaroi në gjykatë se i kërkon falje gardistëve dhe familjeve të tyre.

Naçi: Desha vetë ti kërkoj ndjesë punëtorëve të Gardës dhe familjeve të tyre. Gjithashtu dhe familjes time që i kam sjellë shqetësime.

Prokurori tha se i arrestuari po hetohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në ngjarjen e datës 27 nëntor. Nga hetimi ka rezultuar se 29 vjeçari ka hyrë në parakalim me makinën e tij Volksëagen pasi kishte ndaluar mjeti që ecte para tij, i markës Range Rover.

I arrestuari ka tentuar të hyjë në parakalim, por gjatë manovrës është spostuar në krahun tjetër dhe më pas është përplasur me dy mjetet e eskortët se kryeministrit.

Avokatët pretendojnë se Spiro Naçi ka patur pamjen e kufizuar nga mjeti Range Rover, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kthese. Mjeti që ndodhej para 29 vjeçarit nuk ka sinjalizuar për mjetet që vijnë pas dhe ka ndaluar në kohë të menjëhershme dhe kjo nuk i ka dhënë kohë atij që të ndalonte.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/aksidentoi-eskorten-e-rames-29-vjecari-mbetet-ne-burg-ndjese-gardes-dhe-familjes