Moti i keq me reshje të dendura vijon të sjellë probleme në qarqet e vendit.
Një situatë problematike është krijuar edhe në Fushë Krujë, ku lumi Zezë është fryrë tej mase nga prurjet e reshje.
Sikurse mund ta shihni edhe nga pamjet, lumi rrezikon të dalë nga shtrati, gjë e cila do të vendoste në rrezik serioz dy lagje të qytetit, pasi lumi kalon mes për mes tyre.