Riatdhesohen 41 persona nga Franca dhe Gjermania, Voda: Zero shanse për azil

2018-05-09 0

41 persona nga Franca e Gjermania janë riatdhesuar ditën e sotme në Rinas.

E pranishme në aeroportin e Rinasit, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha nëpërmjet një prononcimi se vazhdojnë operacionet e riatdhesimit, ndërsa theksoi se për ndalimin e tyre, policia po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shqiptarëve jashtë kufijve, me qëllimin për të kërkuar azil.
Voda ka theksuar edhe njëherë se mundësitë e shqiptarëve për azil janë zero.

Prononcimi i Zv/ministres së Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania.