Report TV - 1 mln euro për lobim në SHBA nga PD, debate në kuvend

2018-05-09 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar më kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do e kallëzojë atë në Prokurori për pastrim parash, lidhur me lobimin 1 milionë dollarë në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha që ta pyesë se pse ka udhëtuar dhe çfarë ka bërë në Rumani Balla me një të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit. ?Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç?ka bërë ky para një muaji (e ka fjalën për Ballën) me një të akuzuar nga prokuroria e Elbasanit në Rumani, por kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi?, tha Basha.

Sa i takon akuzave të socialistëve për skemën e lobimit 1 mln dollarë në SHBA, Basha tha se PD ka deklaruar çdo shpenzim, ndërsa akuzoi maxhorancën se kërkon të mbulojë skandalin e Tahirit. ?Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura.