Ora News - Sfida: Kush do japë dorëheqjen Rama apo Basha? (Debati i plotë sot në Kuvend)

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama deklaron se është gati të japë dorëheqjen nëse janë 400 milion për impiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve.

Këto janë akuzat që i bën PD. Në replikë ndaj akuzave të Bashës nga foltorja e Kuvendit Rama tha:"Nëse janë 400 milionë euro për imiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen?!

E them publikisht, ta marrin analistët e ta analizojnë, dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen.

Ti i fut një të buzëqeshur. Më thua nuk flet për Habilajt, por çfarë të flas.Unë nuk i kam njohur Habilajt, ndërsa ti i ke njohur se kanë qenë roje në një investim që ti e di shumë mirë që ku ka qenë dhe si është bërë.

Lulzim po ta përsëris shko në shkollë tek Faiku dhe Imzot Noli e mëso të ndash fyerjet e sharjet, gjuhën e rëndomtë të atij që i thotë 'horr' "kriminel" e më pas hajde përballu me mua. Je ngelës nuk i plotëson dot kredencialet. Shumë shumë mund të bësh një shkollë oratorie kristali.

Je gati të japësh dorëheqje kur thua se janë 400 milionët që ia rrokanis kokën njerëzve. Ose jep dorëheqjen ose ose prano që ja fute kot.

Lulzim Basha: Të japësh dorëheqjen ti? Nuk pres të japësh dorëheqjen edhe pse unë do faktoj me letrat e tua. Sepse t'i njeh pushtetin me çdo kosto për Shqipërinë.

Keq mirë ne kemi zgjedhje, por ti bëre referendum të mos bëhen zgjedhje. PD nuk është lodra ime, por ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të jetë lodra jote. Ti e zhyte Shqipërinë në të keqe vetëm e vetëm për egon tënde. Hu më hu e dru më dru vazhdo shfaqjen por për temën në fjalë unë e di që nuk jep dorëheqjen.

Të kërkoj ndjesë por qenkan 385 milionë dollarë jo euro. Fitove ti nuk do të zhvasësh 400 milionë por 350 milionë dhe për këtë kërkon dorëheqjen time?! Sepse do të zhvasësh 50 milionë më pak?! Të kërkoj ndjesë!

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rame-nese-jane-400-milione-euro-impiantet-jap-doreheqjen-po-ti-bashe