Report TV - Vodhi çantën personale me 4500 euro, arrestohet autori

2018-05-09 0

SARANDË- Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar si autorë të vjedhjes së një çante personale me 4500 euro disa ditë më parë.
Sipas policisë bëhet fjalë për Jani Kongjinin, 35 vjeç, banues në Himarë. Kongjini, gjashtë ditë më parë, në afërsi të fshatit Çukë, në një barë kafe, ka vjedhur një çantë personale e cila i përkiste një personi me inicialet K.I. gjatë arrestimit të tij policia sekuestroi edhe shumën prej 3900 Euro, 3 dollarë dhe 1500 lekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprën penale ''Vjedhja''.

Free Traffic Exchange