Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jeta nuk ka qenë e lehtë për 78 vjeçarin nga Shëngjini, Gjergj Marku i cili duhet të përballet çdo ditë me varfërinë e tejskajshme në të cilën jeton.
I vetmuar dhe i sëmurë në një dhomë që mund të shembet nga momenti në moment dhe pas asnjë kusht bazë mbijetesa bëhet akoma më e vështirë.
Prej vitesh ai nuk sheh as të birin i cili është emigrant, e sikur të mos mjaftonin dhe këto duhet të përballet edhe me ligjin për shkak të mospagimit të detyrimit ndaj OSHEE. Edhe pse i vetëdijshëm nga masat që mund të merren ndaj tij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të rilidhë energjinë në këto ditë të ftohta dimri.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/lezhe-78-vjecari-jeton-ne-varferi-ekstreme-kerkon-ndihme-strehim