Shqiptari, kreu i bandës së drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas arrestimit të 20 personave në Breshia, 12 shqiptarë dhe 8 italianë, policia bëri te ditur identitetin e shqiptarit që drejtonte organizatën kriminale. Ai quhet Neroid Shuhani 38 vjeç, ndërsa krahu i djathtë i tij është një grua italiane e quajtur Daniela Boniotti 51 vjeç nga Breshia. Pjesë e organizatës së trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit dhe Robert Kasemi, i cili është nipi i tij.



Gjate operacionit janë sekuestruar më shumë se 2.7 tone marijuane te fshehur ne nje kamion ne periferi te Romes dhe me shume se 3 kg kokaine, ne banesën e nje 50 vjecari.




Mësohet se kjo organizatë kriminale importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016.



Një ndihmë të madhe në zbulimin e kësaj bande trafikantësh ka dhënë arrestimi në muajin maj të shtetases italiane Daniela Bognoti.



Ajo u ndalua ndërsa po udhëtonte me një shtetas shqiptar, anëtar i kësaj bande, nga Holanda drejt Italisë. Në makinën e tyre u gjet 1 kg kokainë.

Free Traffic Exchange