Kryetari i PD, Lulzim Basha është ngatërruar teksa llogariste disa shifra për tre projektet e inceneratorëve për të cilët, sipas tij, qeveria do paguajë 400 milionë euro, ndërsa përfituesi është një person i vetëm.
Duke llogaritur shifrat, Basha bëri një lapsus kur iu desh të shumëzonte dy numrat natyrorë, 7 shumëzim për 7, kur tha se bëjnë 42, në vend të 49. Salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat, ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet.