Report TV - Basha: Operacioni 'Forca e Ligjit, qesharak, Rama është i papërgjegjshëm, fjala e plotë

2018-05-09 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit. Basha tha se operacioni ?Forca e Ligjit? është qesharak dhe se nuk ka dhënë asnjë rezultat. Sipas tij, Rama dhe Xhafaj nuk mund ta luftojnë krimin, dhe se në Vlorë ku kryeministri është deputet dhe ministri ka origjinën vijon lufta mes bandave me kallash e dinamit.
"Këto ditë qeveria ka vendosur të japë 2.5 mln euro për zëvendësimin e palmave me pisha. Janë 8 mln euro të grabitura dhe shpërdoruara nga Rama dhe njerëzit e tij. Ato do shërbenin për të paguar një rrogë normale për familjet e Bulqizës, që fëmijët e tyre rropaten për bukën e gojës. Këtë e bën vetëm një qeveri dhe një kryeministër që i ka vënë shkelmin vendit të vet. E pamë sa pak dinjitet dhe respekt kanë për veten gratë dhe burrat e kësaj qeverie, që bënin sikur kosisnin barin në Lushnje, duke u sjellë si lolo. Mjaftojnë këto pamje qesharake dhe banale për të kuptuar gjendjen e turpshme. Këto javë treguan dhe diçka shumë të rëndë për të cilën ne jemi të bindur.