Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri vetëm 17 vjeç ishte objektiv i një atentati me armë zjarri të regjistruar në Shkodër këtë mëngjes, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime. Ai u qëllua me pistoletë nga një person, tashmë i shpallur në kërkim, me të cilin sipas policisë së Shkodrës kishte një konflikt të mëparshëm.
Një 17 vjeçar i shpëtoi pa dëmtime një atentati me armë zjarri në Shkodër.Policia e Shkodrës tha se mori njoftim për të shtëna armësh rreth orës 09:25 në vendin e quajtur Palma, në lagjen ?Vasil Shanto? të qytetit verior.
Objektivi i sulmit me armë ishte ky i ri që shikoni në këto pamje (VIDEO) teksa shoqërohet nga policia për sqarimin e ngjarjes dhe i identifikuar vetem me incialet G.S. Autori i dyshuar i sulmit është identifikuar menjëherë nga policia e cila po punon për ta vënë në pranga.
Sipas policisë së Shkodrës shkak është bërë një konflikt i mëparshëm, ndërsa theksohet se që të dy janë banorë të lagjes ?Partizani? në Shkodër. Burimet thonë se autori ka qëlluar disa herë me pistoletë, por asnjë nga plumbat nuk e ka kapur objektivin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shkoder-qellohet-me-arme-ne-drejtim-te-nje-personi