Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë sot në foltoren e Kuvendit, në punimet e seancës ku pritet të miratohet nen për nen projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm.
Pasi hodhi poshtë 16 amendamentet e PD për këtë projektbuxhet si mungesë vizioni, ku parashikohej rikthimi i taksës së sheshtë 9% apo dhe ulja e TVSH-së për biznesin e vogël, kreu i qeverisë rrëfeu takimin e parë me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha në vitin 1991. Rama ka shtuar se shoqërohej me shkrimtarin Kasem Trebeshina dhe publicistin Ardian Klosi kur ka ndeshur për herë të parë Berishën, i cili sipas tij atëherë ishte me teserën e Partisë së Punës.