Ora News - Tiranë, 200 gram tritol makinës së administratorit të firmës së inerteve

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Makina e pronarit të një firme inertesh shpërtheu paraditen e sotme pranë kopshtit botanik në Tiranë.

"Mjeti me targa AA 946EE është dëmtuar plotësisht dhe policia po merr në pyetje pronarin e makinës, shtetasin N.R " informon gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi.

Informacionet e para tregojnë se nuk ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 në një rrugë dytësore pranë digës së Liqenit.

Nga të dhënat e para mësohet se sasia e lëndës eksplozive të vendosur në mjetin e shtetasit N.R. është rreth 200 gr.

Në vendngjarje ndodhen ekspertë dhe drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu

Njoftimi i policise

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volksëagen, në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shperthen-nje-makine-ne-tirane