Lobimi 1 mln $, Spiropali Bashës: Nuk ke këllqe t'u përgjigjesh pyetjeve të drejtpërdrejta

2018-05-09 0

Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka thumbuar kryetarin demokrat, Lulzim Basha duke i thënë se nuk ka këllqe të japë përgjigje për skemën e lobimit 1 milion dollarë në SHBA, para këto të shpenzuara gjatë qëndrimit në Çadër dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ajo tha se lobimi i PD ka pasur për synim nxirjen e imazhit të Shqipërisë, ndërsa enigmë mbetet se ku i gjeti PD paratë, përgjigje për të cilat, siç tha deputetja socialiste, Lulzim Basha nuk jep do përgjigje.

"Lulzim Basha, ti nuk ke këllqe t'u përgjigjesh pyetjeve të drejtpërdrejta. Ku i ke gjetur ato para për të lobuar dhe nxirë Shqipërisë? Ç'lidhje ka PD dhe ju me ato kompani që janë përdorur për të kaluar paratë? Pse nuk i ke kaluar paratë drejtpërdrejtë, siç është ligji, nga llogaria e PD në kontot e lobistëve, por i ke rënë nga një ishull i Amerikës Latine?", iu drejtua Spiropali Bashës.