Report TV - Milo: Shqipëria në qershor do hapë negociatat me BE

2018-05-09 0

Shqipëria afër apo larg Brukselit? Kryetari i LZHD, Dashamir Shehi, i PDS Paskal Milo dhe gazetari Ilir Yzeiri me Ilir Kalemajn po diskutojnë në emisionin ?Repolitix? për mundësinë e hapjes së negociatave dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Të pranishmit kanë komentuar në Report Tv deklaratat Fleckenstein se negociatat mund të hapen në 6 mujorin e parë të 2018.
Paskal Milo beson se në qershor Shqipëria do të hapë negociatat me Shqipërinë. ?Knut Fleckenstein e theksoi se vendimi i takon KiE, ka matur pulsin që rreh në Bruksel. Suksesi i Shqipërisë, llogaritet edhe një meritë edhe e raportuesit.

Knut Fleckenstein ishte i kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe një kombinim të rrethanave dhe dëshirës së tij. Unë besoj dhe uroj që negociatat të hapen brenda vitit të ardhshëm. Shpresoj nëse do të shkojnë mirë punët në Shqipëri, besoj nga qershori i 2018 do të hapen? deklaroi Milo.

Ndërsa Dashamir Shehi shikon si problemin kryesor, drogën dhe krimin, por shprehet se edhe opozita ka pjekurinë e duhur që të urojë që procesi të hapet. ?Negociatat lidhen me situatën. Natë për natë kapet nga një skaf me drogë që kapet nga shërbimet e huaja, shqiptarët në krye të bandës, janë kapur nga shërbimet amerikane, droga doli nga brigjet tona. Situata është e rëndë.

Free Traffic Exchange