Report TV - Dita e Çlirimit, Rama: Rruga jonë është drejt Bashkimit Europian

2018-05-09 0

Në aktivitetin e ministrisë së Mbrojtjes me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian, ndërsa Forcat e Armatosura shqiptare, shtoi ai, do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO.
?Rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen evropiane si një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë sonë dhe të gjithë forcave politike dhe padiskutim qeverisë sonë të re.

Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejt të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore.

FA shfaqen si pol orientues jo vetëm për ne në Shqipëri, por të gjithë botën e lirë dhe sa më shumë e jetojmë këtë botë sot dhe sa më shumë kuptojmë rreziqet se në SHBA ushtarakët dhe veteranët janë kaq shumë të nderuar dhe të respektuar. E ardhmja nuk vjen nëse ne nuk e kërkojmë. E ardhmja evropiane duhet të kthehet në një strehë për ne, prandaj duhet të punojmë ta arrijmë këtë.

Free Traffic Exchange