Ora News – Editorial nga ARENA/ 29 Nëntor, çfarë fsheh kjo datë?

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mars të vitit 1939 Musolini ishte euforik. Sapo kishte mbaruar fushatën e Spanjës ku kishte çuar në ndihmë të Frankos 70 mijë ushtarë dhe armatime. Të majtët republikanë ishin thyer dhe aleati i Hitlerit dhe Musolinit ishte instaluar në Madrid. Gjermanët dhe italianët po bënin nxehjen e nevojshme te realizonin planet e tyre për ekspansion. Tanimë diktatori i Romës i kishte duart e lira të gëlltiste Shqipërinë.

Shqipëria ishte objektiv i lehtë. Me ushtri të reduktuar në disa batalione të keq armatosura dhe nën kontrollin e këshilltarëve italianë; me xhandarmëri të vogël në numër; ekonomi anemike të varur nga kreditë italiane, ngjante një shëtitje. Për më tepër askush nuk besonte se me një histori vetëm 27 vjeçare si shtet i pavarur, vendasit do të kishin mjaftueshëm vetëdije kombëtare.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/29-nentor-cfare-fsheh-kjo-date