Reforma Zgjedhore, Hazizaj: Ekspertize nderkombetare, jo ne dore te partive

2018-05-09 0

Ndërsa pritet që Komisioni i Posaçëm për Refomën Zgjedhore të ngrejë grupin e ekspertëve që do të hartojnë ligjet e posaçme, konstitucionalisti Sokol Hazizaj sugjeron që ky grup të ngrihet nën ombrellën e ndërkombëtarëve dhe jo të politikës.

Këtë, Hazizaj e lidh edhe me eksperiencën e vitit 2004, ku puna nën kujdesin e institucioneve të huaja solli edhe zgjedhje më pak të kontestuara. Sipas Hazizajt, numri i këtij grupi duhet të jetë sa me i vogël për të mbajtur larg dorën e politikës.

?Veprimi ligjor teknik i ekspertëve brendas ambienteve të punës së OSBE, apo institucioneve ndërkombëtare do të ishte më i vlefshëm sesa çdo vlerësim tjetër apo ekspertizë tjetër e karakterit politik. Nëse ekspertiza e restaurimit zgjedhor do të bëhej nga politika, rezultati zgjedhor i kujdo lloj natyre, qoftë ai i referendumit, qoftë i zgjedhjeve të pushtetit vendor, apo zgjedhjeve të përgjithshme do të ishte i diskutueshëm?.

Kjo reformë do të marrë në shqyrtim edhe sistemin që do të përdoret në vendin tonë mazhoritar apo propocional dhe për këtë Hazizaj ka sugjerimin e tij.

?Kur sistemi brenda subjekteve politike është propocional, normale dhe mirë do ishte që sistemi zgjedhorët të ishte maxhoritar, ose e kundërta. E bëjmë dot ne këtë? Në standardet në të cilat ndohemi ne nuk e bëjmë dot. Atëherë duhet ose sistem maxhoritar, edhe në politikë edhe në proces zgjedhor, ose sistem propocional në sistem zgjedhor, por që shoqërohet me sistem maxhoritar në zgjedhjet brenda partisë??.

Përfshirja e sistemit elektronik për votimin dhe numërimin, sipas Hazizajt, është një mekanizëm dobiprurës, por që nuk mund ta shmang 100 përqind shitblerjen e votës. Hazizaj thotë se fillimisht, ai duhet aplikuar si projekt pilot.

?Vota nuk është Facebook që lozin të gjithë përdorimi elektronik është ndërgjegjie. Të zgjedhësh një politikë të mirë duhet të dish, a jemi ne në gjendje të zgjedhim mirë nëpërmjet formës elektronike. Pra duhet pranuar një projek pilot?.

Sa i takon propozimit të Ministrit Pandeli Majko, për votimin e emigrantëve përmes postës, Hazizaj thotë se është një risi e përdorur edhe në vende të tjera.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Joniada Koçi

Free Traffic Exchange