Kthehen 218 azilkerkues shqiptare

2018-05-09 1

218 azilkërkues shqiptarë janë rikthyer këtë të mërkurë nga vendet e Bashkimit Europian. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se nga këta, 88 shqiptarë janë deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil.

Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 persona.

Nga Aeroporti "Nënë Tereza", drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj tha se shqiptarët nuk kanë asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së. "Mos shpërdoroni para dhe kohë", tha ajo./tvklan.al