Report TV - Harta e përmbytjeve, EC: Në gatishmëri të plotë

2018-05-09 0

Qarku i Fierit është një prej zonave që rrezikon të preket nga reshjet e dendura të shiut të cilat mund të sjellin edhe përmbytje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Për t'i paraprirë çdo situate emergjente, është ngritur ditën e sotme Shtabi i Emergjencave dhe ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve lokale nën drejtimin e Prefektit Baki Bala. Shefi i shtabit të Emergjencave në Fier, Maksi Goga u shpreh për Report Tv se "çdo institucion lokal, bazuar në një plan masash veprimi parandalues dhe veprues është në gatishmëri të plotë".

Nisur nga situatat e kaluara ku disa zona të ulta të Fierit janë përmbytur vazhdimisht, Prefektura ka kërkuar që çdo institucion, krahas detyrimeve në shërbim të qytetarëve, të ketë të planizuar masat për përballim të situatave, që mund të krijohen nga reshjet.

Free Traffic Exchange