Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria u premton fermerëve thjeshtim të procedurave të aplikimit për skemat mbështetëse për vitin 2018 nëpërmjet aplikimit online. Ky aplikim do të bëhet i mundur nëpërmjet portalit E-Albania. Drejtoresha e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, shpjegoi se si do të mundësohet ky shërbim.
Krifca: Aplikimi për skemat kombëtare do të bëhet me zero dokumente, që do të thotë nga 13 dokumente që detyroheshit t?i mblidhnit nëpër zyra shtetërore, tani do t?i bëni nga portali E-Albania. Aty do të asistoheni nga staf i AZHBR-së. Edhe kostoja që kurseni shkon nga 10 mijë lekë të reja në zero lekë. Për sa i përket grandeve, pa dyshim ne do të kërkojmë dosje serioze, të bëhen investime serioze që të japin kontribut në mënyrë që të rrisim eksportet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli dhe për sa i përket mbipopullimit të kryeqytetit dhe zonave urbane duke shtruar si zgjidhje të problemit kthimin e vëmëndjes nga zonat rurale me investime për zhvillimin e tyre.
Veliaj: Mesatarisht në Tiranë, transferohen 70 veta në ditë. Pra për qytetet, për zonat urbane të qyteteve po bëhet një sfidë e vërtetë menaxhimi i kësaj rritje të popullsisë. Por unë besoj se nga problem kjo mund të kthehet në potencial. Në momentin që Bashkia vë rrugën, Ministria e Turizmit bën brendimin e bujtinave, Ministria e Bujqësisë, fuqizon këta sipërmarrës të vegjël, atëherë ky mozaik prodhon rezultat ekonomik.
Nga ana tjetër, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi evidentoi një projekt i cili pritet të përmbushet deri në vitin 2020 me pasurimin e vendit me 20 milion e 200 mijë pemë dekorative dhe frutore të cilat pritet të kthehen në burim ekonomie.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vitin-2018-zero-burokraci-investitoret-ne-bujqesi