Sikundërse në 28 Nëntor në Vlorë, edhe në 29 tek Varrezat e Dëshmorëve, Ilir Meta, Gramoz Ruci dhe Edi Rama ishin bashkë.
Ata kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule tek monumenti ?Nëna Shqipëri? në nderim të 28 mijë dëshmorëve në luftën për çlirim gjatë pushtimit nazi-fashist.
Zyrtarët e lartë, ndryshe nga vitet e tjera nuk përcollën urime përmes kamerave. Pak pas largimit të zyrtarëve të lartë, mbërritën tek Dëshmorët e Kombit përfaqësues të Partisë Komuniste me fotot Enver Hoxhës.
"Fuqitë e mëdha imperialiste po cënojnë sigurinë dhe pavarësinë e popujve, prandaj dhe Partia Komuniste i bën thirrje popullit të jetë gati, të mbrojë pavarësinë dhe lirinë e atdheut?, tha Qemal Çiçollari, kryetari i Partisë Komuniste.