Iniciativa për të hapur dyert e Parlamentit është shoqëruar edhe me një shpresë të qytetarëve për të takuar ligjvënës e për t?ia shprehur problemet që ata kanë. Disa qytetarë kanë folur për mikrofonin e Report Tv, duke shprehur emocionet por dhe kritikat për parlamentarët.
?Duhet të ndjehesh shumë mirë po të ketë njerëz të përgjegjshëm për këtë komb, ne sapo zhvilluam një seancë të improvizuar dhe miratuam 5 ligje, që populli i kërkon dhe të tre grupet parlamentare pasi diskutuan miratuan unanimisht këto 5 ligje. Populli siç ka duruar 50 vjet nën regjimin e kaluar po shkon 30 vjet duke duruar dhe populli shkon në një moment të caktuar ku populli ngrihet dhe klasën e pa përgjegjshme e përmbys. Iu bëj thirrje intelektualëve të pa inkriminuar qoftë jashtë ose brenda vendit të marrin situatën dhe drejtimin e shtetit.