Partia Demokratike do të paraqesë 16" />
Partia Demokratike do të paraqesë 16"/>

Ora News – Basha tregon planin për të frenuar nesër pr/buxhetin e "pastrimit të parave"

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike do të paraqesë 16 amenadamente për buxhetin e vitit 2018. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari Lulzim Basha u shpreh se propozimet e demokratëve synojnë heqjen e parave nga duart e oligarkëve dhe çuarjen e tyre për ndihmë ekonomike dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve

Lulzim Basha: "Nesër Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pista, të varfërimit të fermerëve, rrënimit e mëetëejshëm të shëndetësisë, ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro si skemë mafioze korruptive.

Qëndrimi i PD-së është kundër këtij projekti. Buxheti është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, dhe ne nuk do të lejojmë të zbatohet. Pejsë e këtij qëndrimi do të jetë dhe dita e nesërme ne parlament ku do të paraqesim disa amendamente.

Synimet e PD janë të frenojmë buxhetin kriminal të pastrimit të parave të pista, të bëjmë gjithçka për të shkurtuar mandatin e një qeverie që ka lidhur fatin politik me interesat kriminale dhe të drogës.

Amendamentet e PD

Në diskutimin e të enjtes nen për nen të buxhetit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të paraqesë 16 amendamente. Kryetari Lulzim Basha deklaroi se opozita kërkon që paratë që do i shkojnë oligarkëve, sipas tij, të shkojnë për libra falas, ndihmë ekonomike dhe rritje rrogash. Kreu i opozitës kërkoi gjithashtu që të rikthehet taksa e sheshtë 9% dhe TVSH të ulet në 20%

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/basha-tregon-planit-te-ndalur-neser-prbuxhetin-e-pastrimit-te-parave