Lëkundjet e tokës në Kukës e Korçë ishin të fundit e një serie minitërmetesh që u ndjenë këtë javë në disa zona të vendit.
Edmond Dushi, sizmiolog
"Në zonën e Kukësit kanë qenë dy tërmete të ndarë nga njëri ? tjetri në hapësirë, por në kohë kanë qenë të ndarë nga njëri tjetri me magnitudë 2.4 dhe 2.7".
Pas një periudhe të qetë sizmologët thonë se ka patur riaktivizim të lëvizjeve tektonike.
Edmond Dushi, sizmiolog
?Brenda javës së fundit kemi mbi 18 tërmete të regjistrua, kryesisht kalojnë intervalin e magnitudave 3 të shkallës rihter.
Lëkundjet më të shpeshta janë regjistruar në zonën e Korçës. Sizmiologët nuk përjashtojnë mundesia e tërmeteve edhe më të fuqishme.
Edmond Dushi, sizmiolog
?Në raste të caktuara ndodhja e aktivitetit sporadik, mikrotërmetor bën të mundur që në zona të caktuara të kemi ndryshime në energjisë sizmike dhe kjo e relakson zonën. Por mikrotërmetet mund të jenë dhe gjurmues ose parashikues të ngjarjeve të pritshme?.
Shqipëria bën pjesë në një rajon me aktivitet të lartë sizmik ashtu si Greqia, Italia e Turqia.