600 fermerë, agropërpunues por dhe sipërmarrës të rinj në prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale janë bërë përfaqësuar me stendat e tyre në panairin ?Shqipëria punon token?, i organizuar në sheshin ?Nëne Tereza? në kryeqytet me iniciativën e kryeministrit Edi Rama, mbështetjen e Ministrisë se Bujqësisë, Dhoma e Tregtisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Kryeministri në një bashkëbisedim me pjesëmarrësit në panair lajmëron se fondi për të mbështetur sektorin e bujqësisë është rritur për vitin e ardhshëm, por ai është i prerë se përfitues do të jenë projektet që sjellin risi si dhe fermerëve të rinj.
?Jemi shumë të qartë që do të fokusohemi tek të gjitha ato përpjeke në bujqësi krijojnë vlerë të shtuar, sipërmarrje që rrinin eksportet, cilësinë e prodhimit vendas. Do të ndahemi nga epoka e lëmoshave që e thërrmojnë dhe nuk sjellin mbrapsht asnjë vlerë të shtuar nga fondi që mbetet modest për nevojat tona?.
Në panair janë të vendosura stenda të veçanta ku jepet informacion pikërisht për skemat mbështetëse dhe të gjithë instrumentat e financimit dhe asistencës në hartimin e planeve të biznesit.