Kërkohet “Vito” i drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Pireut caktoi një afat treditor për të drejtën e mbrojtjes dhe deklaratat e 11 të arrestuare për transportin prej 1.6 tonë hashash nga te cilët 6 janë shqiptare. Pavarësisht se mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, çështja do të shqyrtohet si një e vetme.



Mediat greke përmendin se një nga pjesëtarët kryesorë të grupit një 31-vjeçar me shtetësi italiane e origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin ?Vito?. Gazeta ?To Vima? shkruan se vetëm për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim paguheshin deri ne 60 mije euro. Disa nga gomonet deklaroheshin si të shkatërruara nga zjarri. Anëtaret e grupit ishin trajnuar për taktika që do t?i shpëtonin ndjekjes në det. Ndërsa për të lëvizur në qytet përdoreshin makina me targa të huaja.




Sipas gazetës Kathimerini një nga motoskafët ishte i përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm nga Greqia në Itali në verën e vitit 2011. Ai ishte në pronësi të biznesmenit të arrestuar Spiros Kardhamis. 63-vjeçari rezulton pronar i një kompanie qe ka anije me shpejtësi të lartë, te cilat u konfiskuan më 4 gusht nga autoritetet italiane për transportin e 2.2 toneve hashash.



Kokat e grupit qe dyshohet te ketë transportuar një sasi të madhe hashashi nuk janë kapur ende. Avokati i drejtuesit të skafit me 1,6 ton hashash tha se klienti i tij është rrota e fundit e makinerisë se trafikut.



Sipas medias investigative Zungla, hetuesit greke dyshojnë se karteli funksiononte me urdhrat dhe tolerancën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nisja e motoskafëve zakonisht bëhej në mbrëmje ose herët në mëngjes, duke shmangur kalimin nëpër Korint e duke ndjekur një kurs verior lundrimi neper Detin Jon. Roja bregdetare mundi te identifikoje një motoskaf në orën 3.15 më datës 25 nëntor përgjatë brigjeve shqiptare në ngushticën ndërmjet Shqipërisë e Korfuzit. Pas shumë orësh ndjekjeje, shqiptarët ndaluan mjetin lundrues me ngarkesë të drogës në veri të ishullit Kea. Te njëjtat media investigative theksojnë se së fundmi qeveria amerikane e italiane kanë ndërhyrë në mënyrë të paprecedentë në punët e brendshme të Shqipërisë, me qëllim neutralizimin të këtij karteli të fuqishëm, tentakulat e të cilit kanë mbuluar sistemin politik të vendit.