Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama të anulojë projektin 1 miliardë dollarë, pasi sipas tij është një skemë mafioze për pastrimin e parave të drogës.
Ai tha se PD do propozojë që paratë e parashikuara për koncesione, të shkojnë për tekste shkollore falas të nxënësve nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. "Ne do propozojmë që blloku i parave që do u çohet si dhuratë, si patë e pjekur oligarkëve dhe karteleve të krimit për të pasturar paratë e drogës, përmes skemës së koncesioneve që u kushton qindra mln euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista PPP-së 1 mld, të zhbëhet. Këto para, në vend që të shkojnë te 0.01 të shqiptarëve, oligarkëve që po bëhen gati t'i pastrojnë këto para të drogës, të shkojnë aty ku shoqëria ka më shumë nevojë, te fëmijët të cilët nuk kanë pse të paguajnë tekste shkollore nga klasa e parë deri te klasa e 9", u shpreh Basha.