Report TV - Rama: Fondi i mbështetjes, zë të veçantë për fermerët e rinj dhe inovacionit në bujqësi

2018-05-09 0

Është çelur në këtë përvjetor të Çlirimit të Shqipërisë panairi ?Shqipëria punon tokën? i pranishëm në këtë panair është edhe kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu mirënjohje për fermerët e rinj, duke thënë se ata janë në duar të sigurta.

Në fjalën e tij, i pari i qeverisë premtoi se nuk do të ketë më asnjë boshllëk në këtë sektor. Kryeministri Rama premtoi fonde shtesë nga fillimi i vitit të ardhshëm për të gjithë ata të rinj që do të kenë një ide a projekt dhe vullnetin për ta vënë atë në zbatim. Sipas tij, vëmendje do të marrin ato ide dhe projekte, që janë një vlerë e shtuar për bujqësinë.
?Mirënjohje për fermerët e rinj, jeni në duar më të sigurta dhe nuk do të ketë më asnjë boshllëk. Po investoni idetë dhe ëndrrat tuaja në bujqësi dhe blegtori. Këto shembuj do t?i shtojmë në vijim, nuk ka asgjë që do ta ndalojë një ëndërr që njeriu e sheh me sy hapur, nëse ka vullnet dhe dëshirë për t?i shkuar asaj nga pas. Nga fillimi i 2018 fondi i mbështetjes, i cili kalon nëpërmjet agjencisë së zhvillimit bujqësor dhe rural, të ketë një zë të veçantë për të rinjtë, që kanë një ide, një projekt dhe që kanë vendosmërinë për të investuar, duke e nxjerrë fitimin nga toka.