Report TV - Plagosja e policit te ish Parku, Bregu: Autorët i njihja, më thanë pse na shikon

2018-05-09 0

"Njëri prej tyre më tha pse na shikon?". Kjo ka qenë dëshmia përpara bluve e policit të plagosur mbrëjen e kaluar në ambientet e një lokale pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Ermal Bregu, 33-vjeç, u qëllua me armë zjarri pasi kishte debatuar me dy persona. Dëshmia e tij përpara policisë sot ka hedhur dritë edhe mbi identitetin e autorëve, të cilët, tha ai, e njihnin. "Njëri prej tyre më tha pse na shikon? Ngaqë e dinë që unë jam polic, më panë me inat dhe më pas filloi konflikti", ka thënë ai.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, por pavarësisht kontrolleve të shtuara pas ngjarjes dhe ditën e sotme, ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë, kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar momentin e të shtënave dhe pamjet filmike janë sekuestruar nga policia në kuadër të hetimeve.

Punonjësi i komisariatit nr.1 në kryeqytet, Ermal Bregu iu nënshtrua një operacioni në spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të marra në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Free Traffic Exchange