Report TV - Gruaja përlotet para kuvendit, Fino i vetmi deputet që më ka ndihmuar

2018-05-09 0

Një qytetare është përlotur sot para dyerve të Parlamentit të Shqipërisë. E pyetur nga Report Tv se çfarë ndjesie përjetoi teksa shkeli në sallën e Parlamentit, pasi ky i fundit hapi sot dyert për qytetarët në përvjetorin e çlirimit të vendit, ajo nuk i përmbajti dot lotët, kur foli për hallet e saj.

Qytetarja tha se është një nënë e braktisur prej 25 vitesh dhe ka ngelur një viktimë, pasi ka humbur çdo të drejtë. Gruaja sqaroi mes lotëve se nuk i ka parë fëmijët e saj prej vitesh dhe se ka ngelur në mes të katër rrugëve.
?Jam nënë e braktisur prej 25 vitesh, kam ngelur viktimë, sepse më ka humbur çdo e drejtë. Fëmijët e mi i kam pesë vjet pa i parë, kam kërkuar ndihmë te Bashkim Fino, më ka dhënë ndihmë dhe asgjë tjetër. Kam ngelur në mes të katër rrugëve?, tha ajo.